Komunat me më shumë raste aktive me Covid-19 në Maqedoni

Maqedonia

Komunat me më shumë raste aktive me Covid-19 në Maqedoni

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Më së shumti raste aktive me Covid-19 ka në Shkup, pas të cilit vijojnë Tetova, Shtipi, Kumanova dhe Velesi.

Të dhënat e Institutit për Shëndet Publik (ISHP) tregojnë se në vend, në këtë moment ka gjithsej 606 raste aktive. Prej tyre, 298 janë në Shkup, 83 në Tetovë, 68 në Shtip, 55 në Kumanovë dhe 27 në Veles.

Nga komunat në Shkup dhe rrethinë, më së shumti raste aktive janë evidentuar në Çair, Saraj dhe Butel. Në Çair ka 73 raste, në Saraj 44, në Butel 37, ndërsa 33 në Aerodrom dhe 31 në Gazi Babë.

Në Studeniçan dhe Karposh, sipas të dhënave të fundit të ISHP-së, janë regjistruar 13 raste aktive, në Kisella Vodë 11, në Ilinden, Shuto Orizarë dhe Gjorçe Petrov 9, në Qendër 8, në Petrovec 4 dhe në Haraçinë dhe Sopishtë nga dy raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat