Spasovski del negativ në testin për koronavirus, por mbetet në vetizolim

Maqedonia

Spasovski del negativ në testin për koronavirus, por mbetet në vetizolim

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 12:01
Oliver Spasovski

Kryeministri i Qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski ka dal negativ në testin e bërë për koronavirus.

Ai përmes profilit të tij në rrjetet sociale njoftoi se përkundër testit negativ, mbetet në izolim shtëpiak derisa t’i marrë rekomandimet nga epidemiologët.

“Sapo i mora rezultatet nga testi i sotëm për Kovid-19. Testi është negativ dhe nuk kam kurfarë simptome, ndërkaq derisa nuk i marr rekomandimet zyrtare nga epidemiologët, do të qëndroj në izolim shtëpiak”, shkroi Spasovski në FB.

Të gjithëve të cilët po përballen me virusin, ai u dëshiroi rikuperim të shpejtë dhe bëri thirrje të gjithë t’i respektojnë masat, në mënyrë që, siç tha, t’i mundësojmë sistemit shëndetësor ta mbajë kontrollin ndaj klasterëve ku paraqiten raste të reja të të sëmurëve.

Spasovski bëri testin, pasi që rezultoi pozitiv drejtoresha e Drejtorisë së të Hyrave Publike, Sanja Lukarevska, e cila ishte pjesë e një karvani të LSDM-së në qytetin e Kumanovës të udhëhequr nga Spasovski. Në vetizolim ka hyrë edhe Martin Kostovski, kryetari i degës së LSDM në Kumanovë që është drejtor i Gazetës Zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat