Komunikatë e VMRO-DPMNE-së për numrin e të sëmurëve nga KOVID-19

Maqedonia

Komunikatë e VMRO-DPMNE-së për numrin e të sëmurëve nga KOVID-19

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 12:06
VMRO

Kroacia, Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Sllovenia, BeH-ja, Serbia dhe Mali i Zi së bashku kanë dyfish më pak të infektuar me virusin korona sesa Maqedonia.

Ky është një kapitullim i sistemit dhe një shqetësim për jetën dhe shëndetin e qytetarëve të vet.

Normaliteti i ri i Zoran Zaevit dhe LSDM-së janë 89 të infektuar dhe 7 të vdekur në 24 orët e fundit. Ky bilanc nga e hëna e zezë është rezultat i paaftësisë së qeverisë së Zaevit dhe diktaturës politike që ai po i bën autoriteteve shëndetësore.

Në Maqedoni ka gjithsej 2315 të infektuar dhe me këtë jemi në krye të të infektuarve në rajon për një milion banorë. Në Maqedoni ka 140 të vdekur dhe ne jemi bindshëm rekord i zi në të gjithë rajonin për viktimat e koronavirusit për një milion banorë.

Pavarësisht shifrave të tilla, Zaev dhe LSDM, në vend që të mendojnë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, ata po bëjnë fushatë dhe flasin për datat e zgjedhjeve.

Arsyeja është e qartë, ata duan zgjedhje me shumë pak pjesëmarrje në mënyrë që humbja e tyre të mos jetë aq bindëse. Në kushtet kur gjysma e LSDM-së dhe Qeveria janë në vetizolim, ata e bindin opinionin në fletushkat e tyre partiake se e kanë mposhtur epideminë e koronës. Ajo tregon se sa janë plotësisht të shkëputur nga realiteti. Shëndeti i tyre dhe jeta e qytetarëve nuk janë përparësi për ta, përparësia e tyre është se si të shpëtojnë karrierën politike të Zoran Zaevit.

LSDM me sjelljen e saj të papërgjegjshme, fushatat, ndarjen e fletushkave manipuluese dhe paketave me ryshfete të qytetarëve nuk do të shpëtonjë nga humbja, por rrezikojnë të zgjerojnë epideminë dhe të infektojnë qytetarët e tjerë. LSDM ka filluar të bëhet klasteri i ri, më i rrezikshmi i koronavirusit.

VMRO-DPMNE është ndryshe nga LSDM-ja. Ne kërkojmë që Maqedonia së pari t’i orientojë të gjitha kapacitetet e saj në përballjen me epideminë, dhe më pas të pasojnë zgjedhje, në të cilat Zaevi dhe pushteti i tij do të ndëshkohen nga njerëzit. Tre vitet e pushtetit të LSDM-së dhe Zaevit kanë sjellë një regjim hibrid, paaftësi, korrupsion, krim dhe varfëri, dhe këtë populli do të dijë ta ndëshkojë në mënyrë përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat