Varhelyi kërkon garanci se zgjedhjet do të jenë të lira dhe demokratike në Maqedoni

Maqedonia

Varhelyi kërkon garanci se zgjedhjet do të jenë të lira dhe demokratike në Maqedoni

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 13:06
Oliver Varhelyi

Eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në konferencën e sotme për shtyp tha se do të kontaktojë me autoritetet e Maqedonisë për garanci që zgjedhjet të jenë fer.

“E pash paralajmërimin e qeverisë se ka për qëllim të mbajë zgjedhje në fillim të korrikut, duhet t’i shohim detajet. Ajo që mund të them është se zgjedhjet duhet të jenë fer dhe të lira dhe të ketë mjaftueshëm kohë për fushatë, mundësi që partitë të kenë fushatë. Duhet të shohim se si do të zbatohen në rregullat e Coviud-19. Do ta hap këtë çështje me autoritetet e Maqedonisë për shkak se është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë fer”, tha Varhelyi.

Ai tha se korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të publikohet “gjatë ditëve të ardhshme” dh se qëllimi i Komisionit Evropian është që çështje të vendoset në tryezën e minsitrave për Punë Evropiane dhe të Jashtme të BE-së javën e ardhshme.

Raportet për përparimin e vendeve të rajonit janë anuluar për në vjeshtën e sivjetme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat