Kthimi i mundshëm i karantinë në Shkup, Shilegov: Po punohet në të gjitha skenaret

Maqedonia

Kthimi i mundshëm i karantinë në Shkup, Shilegov: Po punohet në të gjitha skenaret

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 14:30
Petre Shilegov

Ne nuk duhet të improvizojmë kur është në pyetje Kovid-19, por t’u përmbahemi rekomandimeve dhe kërkesave të Komisionit për sëmundje infektive, theksoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Ai, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse Shtabi i Krizës po shqyrton ndonjë masë, nëse vije deri tek rikthimi i karantinës në Shkup, tha se po punohen të gjitha skenarët e nevojshëm. Institucionalisht, thotë ai, shpreson të vendoset kontroll.

“E vetmja mënyrë për të mbrojtur veten tonë është të respektojmë rekomandimet, përfshirë vetëmbrojtjen, në drejtim të bartjes së pajisjeve mbrojtëse. Ne duhet të mësojmë të jetojmë me protokoll të caktuar shëndetësor nga hyrja në supermarkete, nga hyrja në barnatore. Pres që kopshtet do të hapen së shpejti, do të fillojë viti i ri shkollor, fëmijët do të duhet të shkojnë atje dhe të gjithë do të udhëzohemi nën regjim më të ndryshëm”, tha Shilegov.

Lidhur me shfrytëzimin e transportit publik, kryetari i komunës thotë se NP Transporti dhe Qyteti vazhdimisht u kërkojnë të gjithë udhëtarëve që hyjnë, që t’u përmbahen masave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat