Labunishtë, dy viktima nga “Kovid-19” brenda dy ditëve

Maqedonia

Labunishtë, dy viktima nga “Kovid-19” brenda dy ditëve

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 15:54
Foto Ilustrim

Me vdekjen e 56- vjeçares nga Llabunishta, numri i të vdekurve nga koronavirusi në këtë fshat është rritur në 16. Në të njëjtën kohë, në të gjithë rajonin e Strugës deri më tani janë regjistruar 20 vdekje. Bekim Bajramoski, 44 vjeçari i cili kishte vdekur dje, gjithashtu është punonjësi i parë në media që vdes nga virusi korona, duke punuar për televizionin lokal Spektra në Llabunishtë.

Ai është infektuar në Llabunishtë nga rrethina. Sipas kontakteve që i kemi, të gjithë janë që kanë lidhje familjare dhe që kanë qenë në ngjarje të ndryshme apo jo, nuk është interesi ynë …” – deklaroi Sasho Toçkov – Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik Ohër

Qendra e Shëndetit Publik në Ohër shton se ende kanë probleme me shumë banorë që fshehin simptomat e tyre ose që nuk tregojnë se me kë kanë kontaktuar. Prandaj, ata po kërkojnë ndihmë nga policia. Në Strugë aktualisht ka 12 raste aktive me Kovid 19, njëri prej të cilëve është në Llabunishtë. Brenda ditës vetëm në Qendrën e Shëndetit Publik të Ohrit bëhen rreth njëzet testime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat