OBRM-PDUKM: A po falsifikon qeveria numrat dhe raportet me rastet e reja

Maqedonia

OBRM-PDUKM: A po falsifikon qeveria numrat dhe raportet me rastet e reja

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 21:50
OBRM-PDUKM

A po falsifikon qeveria numrat dhe në opinion jep raporte fiktive për numrin e pacientëve në vend, me motive të poshtme dhe arritjen e qëllimeve politike, pyesin e OBRM-PDUKM.

“A është numri i pacientëve me dozë të qëllimshme për të krijuar një gjendje të dukshme kontrolli mbi situatën dhe për të mbuluar fiaskon që po përjeton qeveria e LSDM-së në luftën kundër infeksionit? Nuk do të na befasojë nëse konfirmohen disa spekulime se qeveria po fsheh pacientë të rinj dhe po i dozon ata në mënyrë që të mos krijohet përshtypja se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në 5 korrik dhe kështu të përmbushen udhëzimet e Zoran Zaevit për të krijuar një atmosferë të lirshme të normales së re”, thonë nga OBRM-PUKM.

Nga partia opozitare shtojnë se LSDM që nga momenti i parë të përhapjes së epidemisë ka bërë politikë, në vend që të mbrojë shëndetin e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat