Mickoski: Mbrëmë kam qenë në restorant, jam i gatshëm të paguaj gjobë

Maqedonia

Mickoski: Mbrëmë kam qenë në restorant, jam i gatshëm të paguaj gjobë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 11:57
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, nëpërmjet një postimi në Facebook e ka pranuar se mbrëmë së bashku me dy shokë të tij ka qenë në një restorant të Shkupit.

Ai thotë se nuk ka pasur njohuri për protokollet e reja, si dhe shprehet i gatshëm për të paguar gjobën në rast se ka bërë shkelje.

“Në kushte kur kemi katastrofë reale nga përhapja e koronakrizës dhe fiasko të plotë të pushtetit i cili është çorientuar dhe nuk është efikase, ai merret me atë nëse kam ngrënë drekë brenda ose jashtë në restorant, me këtë rast duke treguar tërësisht në vepër fytyrën e vet të pandershme. Duke e defokusuar opinionin me atë ‘betejë epike’ të njësive speciale nga Njësia për sistemim të shpejtë, me të punësuarit nga restorantet, duke u paraqitur nëpër mediume, të bëjnë tregim nga diçka që nuk ka asgjë dhe disa dezinformata të tjera, me qëllim që të defokusohet vëmendja nga katastrofa reale me jetët e qytetarëve, të shkaktuar nga pushteti i pa aftë”.

“Po, është e saktë se isha me dy miqtë e mi në një restorant, për herë të parë pas heqjes së ndalesës për vizitë në objektet hotelierike, për çka edhe nuk isha i informuar mjaftueshëm për protokollet e reja. Nëse ky do të ishte mëkati im i parë më i madh dhe gabimi im, unë këtë e pranoj dhe jam i gatshëm të paguajë gjobë për këtë”, ka shkruar Mickoski.

Ndryshe, mbrëmë udhëheqësja e Departamentit të Inspektimit Meri Proja Prodanovska, tha se policia ka hasur në vështirësi gjatë kontrolleve në një objekt në rrugën “Boemska”.

Ajo njoftoi se policët kishin hasur në një politikan, e që ai kishte qenë Hristijan Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat