OBRM-PDUKM: Mosrespektimi i rekomandimeve shëndetësore rezulton me dhjetëra funksionarë të sëmurë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Mosrespektimi i rekomandimeve shëndetësore rezulton me dhjetëra funksionarë të sëmurë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 12:15
VMRO

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thotë se mosrespektimi i rekomandimeve të ekspertëve ka rezultuar me dhjetëra funksionarë të sëmurë të LSDM-së.

Sipas tyre, nëse do të kishin ndjekur rekomandimet, nuk do ta kishin rrezikuar jetën e tyre dhe të qytetarëve.

““Duke shpejtuar për zgjedhjet, LSDM-ja, Filipçe dhe Zaev i harruan shëndetin dhe jetët e qytetarëve. Për shkak të papërgjegjshmërisë së tyre në Maqedoni, kemi bilanc të zi. Në 24 orët e fundit kemi 101 pacientë të rinj dhe 4 të vdekur nga epidemia e koronavirusit”.

“Maqedonia ka gjithsej 2492 pacientë dhe 145 vdekje, gjë që na bën të jemi rekord në të gjithë rajonin sipas këtyre parametrave në një milion banorë, ndërsa Zaevi dhe LSDM-ja ende po flasin për normalitet dhe zgjedhje të reja”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, situata po bëhet alarmante dhe për këtë kanë përgjegjësi LSDM, Zaev dhe Filipçe për shkak të veprimeve dhe vendimeve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat