Thaçi: Ata të cilët kanë bërë presion të madh që të hapen xhamitë për Bajram, janë fajtorët kryesor për këtë situatë

Maqedonia

Thaçi: Ata të cilët kanë bërë presion të madh që të hapen xhamitë për Bajram, janë fajtorët kryesor për këtë situatë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 14:40
Menduh Thaçi

Kryetari  i PDSH-së, Menduh Thaçi në konferencën për shtyp deklaroi se ekziston përgjegjësi individuale për numrin e madh të të infektuarve me Kovid-19, duke potencuar se deri tani  gjatë gjithë kohës kanë treguar për  procedurat e tilla.

“Mendoj se papërgjegjësia e Bujar Osmanit dhe e ish Bashkësisë Fetare Islame  të cilat kanë bërë presion të madh  që të hapen  xhamitë për Bajram, janë fajtorët  kryesor për këtë situatë. Nuk mund t’i pranojmë kualifikimet se shqiptarët janë të njohur në Maqedoni  të cilët nuk  respektojnë  rregullat e institucioneve në lidhje me pandeminë sepse kemi statistika  dhe shifra konkrete të cilat tregojnë se ne shqiptarët  së bashku me qytetarët tjerë  arritëm 90 ditë të luftojmë  shumë bukur me pandeminë. Ata që duan të fitojnë pikë politike,  ndërsa edhe BFI-ja e tanishme  materialisht fiton,  për atë që kanë bërë presion të madh  duhet të ndjehen tani përgjegjës. Ata janë përgjegjësit e vetëm  për këtë situatë”, tha Thaçi.

Ka apeluar edhe më tutje  të respektohen rregullat për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Thaçi tha se  me zgjedhjen e kryeministrit të ri të Kosovës, Hoti tejkalohet  kriza e atjeshme politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat