Katica Janeva ende në stres

Maqedonia

Katica Janeva ende në stres

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 15:52
Katica Janeva

Katica Janeva sot është mirë, por akoma është nën stres, shpjegon avokati i saj Deljo Kadiev.

Mbrëmë janë takuar me ish shefen e PSP-së për të sqaruar se çfarë ka ndodhur në Entin Shtetëror të Revizionit dhe përse është zhveshur në mbledhjen ku revizorët duhej të ja paraqisnin raportin për bonuset e larta në PSP. Mbrojtja tha se Janeva u befasua se pse në mbledhje ishte edhe një prokuror që i ka thënë asaj se nuk është e dyshuar. Megjithatë, nga frika, ka vendosur ta ndërpresë takimin në atë mënyrë që ajo mendonte se për momentin e kishte në dispozicion.

Ajo ishte një revoltë dhe mënyra e vetme për t’iu kundërvënë dhunës. Ka ndjerë se ndaj saj po ushtrohet dhunë, dhe se nuk i lejohet të ftonte avokat. Nuk lejohet të thirret përfaqësues nga Avokati i Popullit, e dini se gjithkush do të ndjehej i rrezikuar dhe është dashur ta ndalojë atë disi dhe ka vepruar ashtu siç ka vepruar”-tha Deljo Kadiev, avokat i Katica Janevës.

Avokatët e Janevës pohojnë se janë shkelur procedurat gjatë sjelljes së saj në Entin Shtetëror për Revizion. Në godinën e Revizorëve ka qëndruar për dy orë. Nuk ka firmosur se e ka shqyrtuar raportin. Ka marrë injeksion qetësimi dhe është kthyer në arrest shtëpiak. Sipas informacioneve të Alsat, raporti i revizionit për mënyrën se si janë paguar kompensimet e larta në PSP ka mospërputhje për shpërblimet e konfidencialitetit. Për më tepër, këto dokumente lidhur me kompensimin Janeva i klasifikoi me shkallën, sekrete. Përmes mjetit “Financa të hapura” u zbuloi se Janeva ka marrë mbi 150 mijë euro jashtë rrogës, ndërsa ish-prokurorët e tjerë special për katër vjet kanë marrë nga 70 deri në 100 mijë euro. Procedurë ka ngritur edhe Komisioni Kundër Korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat