MASH-i s’u përgjigjet kërkesave të nxënësve

Maqedonia

MASH-i s’u përgjigjet kërkesave të nxënësve

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 15:56
MASH-i

Ministria e Arsimit heshtë për vërejtjet e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme që kanë të bëjnë me problemet me të cilat po përballen nxënësit gjatë realizimit të mësimit nga distanca. Në mungesë të një përgjigje, përfaqësuesit e UNSHM-së para Ministrisë edhe një herë përsëritën kërkesat.

Qeveria jonë nuk merr aspak në konsideratë ndikimin psikologjik të kësaj krize tek mësimdhënësit dhe veçanërisht nxënësit pasi ka një rritje të konsiderueshme të kibër bulizmit ditevë të fundit për shkak se aktivitet arsimore kryesisht kryhen onlne. Asnjë vendim për të ardhmen tonë nuk guxon të merret në mënyrë efektive pa përfshirjen e nxënësve dhe studentëve”-theksoi Blendi Hodai, kryetar i UNSHM-së.

Nxënësit kërkojnë që viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike.

Mësimi nga distanca është duke treguar që si shtet nuk jemi të përgatitur për mësim, për këtë lloj mësimdhënie. Sa I përket infrastrukturës, besoj që shumica e shkollave me aq kushte sa kemi mundet të realizojmë mësimin në atë formë”-pohoi Blendi Hodai, kryetar i UNSHM-së.

Në kërkesën e tyre publikuar ditë më parë nxënësit kërkuan krijimin e një platforme të përbashkët, pajisjen e nxënësve nga kategoria sociale me internet dhe pajisje elektronike, investime në institucionet arsimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat