LSDM me apel që të respektohen masat

Maqedonia

LSDM me apel që të respektohen masat

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 11:13
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “masat kufizuese janë të domosdoshme për t’u siguruar reagim i shpejt dhe efikas për parandalimin e coronavirusit”.

“Vetëm në këtë mënyrë dhe me respektim të masave do ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe do të menaxhojmë me sfidat shëndetësore. Virusi Covid-19 është real dhe për këtë shkak askush nuk duhet ta injorojë këtë rrezik, për shkak se në këtë mënyrë rrezikohet shëndeti individual dhe kolektiv”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Sipas tyre, virusi është i rrezikshëm dhe i pranishëm dhe vetëm me respektim të masave do t’ia dalim.

“Dëshmuam strategji të mirë, masat efikase dhanë rezultate, por vetëm bashkërisht me qytetarët dhe me respektim të masave mund t’ia dalim. Komuna e Dibrës është shembull i shkëlqyer për strategji të mirë me respektim të masave që jep sukses të garantuar. Kishim rezultate të shkëlqyera, sistemi shëndetësor është i gatshëm, është e domosdoshme disiplina në mënyrë që të kemi sukses”, thuhet në njoftim.

Ata shtojnë që secili prej nesh duhet të respektojë masat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat