Policia i ka gjetur incizimet e kafenesë ku ka qenë Mickoski, do të ketë kallëzim penal

Maqedonia

Policia i ka gjetur incizimet e kafenesë ku ka qenë Mickoski, do të ketë kallëzim penal

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Padi penale paralajmëroi zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska për të gjithë ata të përfshirë në rastin me objektin e hotelierisë në rrugën “Boemska” në Shkup. Padi penale janë paralajmëruar si për personin juridik në të cilin është kryer inspektimi, i cili fillimisht është penguar, por edhe për personat që ishin në objekt në atë kohë.

Të katër personat që ishin të pranishëm në objekt atë natë janë identifikuar, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë, ndërsa njëri prej tyre, siç dihet tashmë për opinionin, është lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski.

Padi penale për pengimin e veprimeve zyrtare dhe mosrespektimin e masave të Qeverisë do të shtrohet nga MPB për objektin e hotelierisë në rrugën “Boemska” në Shkup pas përfundimit të provave dhe përcaktimit të përgjegjësisë, tha Petrovska në konferencë për shtyp sot.

Ajo informoi se më 3 qershor, inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, gjatë një inspektimi të jashtëzakonshëm në objektet e hotelierisë, në rrugën “Boemska”, nëse po i zbatonin masat për të parandaluar përhapjen e virusit Kovid 19, janë penguar, nuk janë lejuar që ta kryejnë mbikëqyrje në pjesën e brendshme të një objekti.

Ministria e Brendshme, përmes thirrjes së një dëshmitari okular, i drejtoi punonjësit e policisë në vendngjarje.

Petrovska informoi se është njoftuar prokurori publik nga i cili ishte marrë leja për marrjen e pajisjes për regjistrim prej kamerave të sigurisë në objekt.

Sipas saj, në afërsi të objektit si dhe brenda objektit janë vërejtur nëpunës policorë, të cilët sipas përshkrimit të vendeve të tyre të punës nuk është dashur të jenë aty dhe se kjo ka shfaqur dyshime për qëllimin e tyre dhe duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për një vend të frekuentuar janë thirrur nëpunësit policorë të njësisë për sistemim të shpejtë, si sigurim preventiv i hapësirës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat