Qeveria e Sllovenisë: Të gjithë ata që kthehen nga Maqedonia e Veriut do të vendosen në karantinë

Maqedonia

Qeveria e Sllovenisë: Të gjithë ata që kthehen nga Maqedonia e Veriut do të vendosen në karantinë

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Qeveria e Sllovenisë informon se ka marrë vendim që të dërgojë në karantinë shtetërore prej 14 ditëve, të gjithë ata që shkojnë në këtë shtet nga Maqedonia e Veriut.

Ky vendim i shtetit slloven vlen për të gjithë, pavarësisht nëse janë shtetas të Sllovenisë, Maqedonisë së Veriut ose shteteve anëtare të BE-së.

“Situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut është jashtëzakonisht e rëndë. Të gjithë ata që në Slloveni do të vijnë nga ky shtet, madje edhe shtetasit slloven, duhet të shkojnë në karantinë 14 ditore”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme.

Ndërsa karantina për shtetasit slloven që kthehen në shtëpitë e tyre nga shtetet tjera, është shfuqizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat