Për katër ditë në Dibër ka dy raste me coronavirus

Maqedonia

Për katër ditë në Dibër ka dy raste me coronavirus

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Këto ditë në qytetin e Dibrës përsëri u zbuluan të infektuar me coronavirus.

Për katër ditë në Dibër janë regjistruar dy raste të reja me Covid-19.

Dibra për 48 ditë nuk kishte asnjë sëmurë me këtë virus pas shpalljes së gjendjes së krizës në këtë zonë.

“Deri më 4 qershor Dibra ishte zonë e gjelbër, për shkak se s’kishim të infektuar me Covid-19. Pas rastit të parë, janë ndërmarrë të gjitha masat epidemiologjike për t’u parandaluar përhapja e sëmundjes”, tha kreu i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka.

Ndryshe, Dibra dhe Qendër Zhupa për një muaj ishin në karantinë. Ky rajon ishte vatra e parë në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat