Pandemia i përplas përsëri dy partitë më të mëdha maqedonase, LSDM-në dhe VMRO-në

Maqedonia

Pandemia i përplas përsëri dy partitë më të mëdha maqedonase, LSDM-në dhe VMRO-në

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 13:52
Ilustrim

Dy partitë më të mëdha maqedonase kanë vazhduar përplasjet në lidhje me menaxhimin e pandemisë. Përderisa LSDM-ja mburret me punën dhe u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat, VMRO-DPMNE-ja opozitare akuzon partinë në pushtet se nuk ka punuar sa duhet dhe se Maqedonia është shteti i parë në rajon për keqmenaxhim.

“Të gjithë së bashku me respektim të masave për mbrojtje do të arrijmë ta luftojmë armikun e padukshëm, por të pranishëm. Sa do të zgjasë beteja kundër koronavirusit, varet nga disiplina jonë në respektimin e masave për mbrojtje të shëndetit personal dhe publik.

Ky është momenti kur të gjithë duhet të japim maksimumin në mënyrë që të vendoset kontrolli ndaj virusit.Prandaj duhet t’i respektojmë masat për mbrojtje, duhet të mbajmë maskë apo pajisje tjetër mbrojtëse me të cilën do t’i mbrojmë hundën dhe gojën, duhet shpesh t’i lajmë duart dhe të mos i prekim sytë, fytyrën dhe hundën.

Duhet të mbajmë distancë nga njerëzit rreth nesh dhe të mos mblidhemi, duhet rregullisht të bëjmë dezinfektim në shtëpi dhe në vendet e punës. Duhet të gjithë t’i respektojmë këto masa, por edhe t’u themi familjarëve tanë, miqve, kolegëve se edhe ata duhet ta bëjnë të njejtën. Vetëm në këtë mënyrë do ta mbrojmë shëndetin personal, por edhe të më të afërmëve tanë. Në periudhën që pason kështu do të tregtojmë, kështu do të shkojmë në punë, do t’i vizitojmë kafenetë, kështu do të funksionojmë.

Nëse këto masa respektohen në përpikmëri, ato japin rezultate. Nëse nuk i respektojmë masat për mbrojtje personale, e rrezikojmë shëndetin tonë, por edhe shëndetin e më të afërmëve tanë dhe tërë rrethinës. Të gjithë së bashku mundemi he do të arrijmë shpejtë ta luftojmë armikun e padukshëm, por të rrezikshëm!” thonë nga LSDM-ja.

Ndërsa nga VMRO-DPMNE-ja vazhdojnë me kritika ndaj punës së deritanishme të Qeverisë për luftimin e pandemisë.

“Dëshira e Zaevit për pushtet u kushton qytetarëve shëndet. Numri ditor treshifror i personave të rinj të infektuar nga Kovid-19 e konfirmojnë paaftësinë e LSDM-së.

Numri që e tejkaloi 3.150 të infektuar është katastrofal. Në një situatë të tillë, është anormale që LSDM-ja dhe Zaev të flasin për zgjedhjet më 5 korrik.

Në listën e “Forbs”, jemi renditur në vendin e 103-të në botë, gjegjësisht jemi në grupin e vendeve të pasigurta sa i përket ballafaqimit me epideminë. Por për fat të keq, kjo nuk është e mjaftueshme që LSDM-ja të heqë dorë nga ideja e mbajtjes së zgjedhjeve të shpejta.

Zoran Zaev e vuri në rrezik jetën e mijëra njerëzve, kështu që bëri një rrëmujë në vend me masa konfuze.

Derisa zyrtarët e tij po shëtisin nëpër Mavrovë dhe Berovë, populli ishte i mbyllur në katër mure. VMRO-DPMNE është ndryshe nga LSDM-ja. LSDM-ja për tre vjet ka sjellë një regjim hibrid, duke e rritur korrupsionin, krimin dhe varfërinë në të gjithë vendin” shkruhet në kumtesën e VMRO-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat