Maqedoni e Veriut/ Izolohen 905 persona, 1 mijë e 143 shkelën masat mbrojtëse

Maqedonia

Maqedoni e Veriut/ Izolohen 905 persona, 1 mijë e 143 shkelën masat mbrojtëse

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 09:42
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, 1 mijë e 143 persona shkelën masat mbrojtëse, përderisa 905 të tjerë janë izoluar.

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 905 personave u është dhënë vendim për izolim, derisa 120 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim.

Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim nga ku nuk janë regjistruar shkelje të këtyre masave.

Nga MPB gjithashtu informojnë se 1143 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat