LSDM: Nën mborjtjen e Çulevit, Mickoski dhe OBRM-PDUKM shkelin masat dhe protokollet për mbrojtje nga coronavirusi

Maqedonia

LSDM: Nën mborjtjen e Çulevit, Mickoski dhe OBRM-PDUKM shkelin masat dhe protokollet për mbrojtje nga coronavirusi

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 11:40
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “Mickoski dhe funksionarët e OBRM-PDUKM-së, gjatë krizës, po shkelin masat dhe keqpërdorin institucionet për interesa partiake dhe personale”.

“Edhe pse i gjithë opinioni e pa eMickoski se si po hyn në fitnes të mbyllur me zyrtarë të policisë që nuk mbanin doreza, megjithatë ministri i MPB-së, Naqe Çulev pengoi zbardhjen e rastit. Nën mbrojtjen e Çulevit, Mickoski edhe një herë nuk respektoi masat dhe u ul në kafene, ku për dy orë është fshehur nga inspektorët bashkërisht me Ljupço Andonovski, këshilltar i Çulevit i cili ka qenë në tryezë dhe ka bërë plan për ta shpëtuar”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga LSDM thonë se pas Mickoskit edhe zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski dëshmoi se nuk respekton ndalesat dhe protokollet dhe se gjatë orës policore ka udhëtuar nga Strumica për në Shkup.

“Duket se e vetmja punë e ministrit nga radhët e OBRM-PDUKM-së në Qeverinë teknik është mbrojtja e miqve partiakë dhe keqpërdorimi i policisë për trysni dhe kërcënime”shprehen nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat