MPB do të përditësoj Listën Zgjedhore

Maqedonia

MPB do të përditësoj Listën Zgjedhore

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 22:28
Ilustrim

Në seancën e sotme të 64-të qeverisë u pranuan ndryshimet në Dekretin për Zgjedhjet, me detyrim deri tek Ministria e Brendshme që të përditësoj Listën Zgjedhore.

“Qeveria miratoi Dekretin me forcë ligjore për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për çështje që lidhen me procesin zgjedhor, i cili detyron Ministrinë e Brendshme brenda një dite nga data e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti me fuqi ligjore, t’i paraqes tek Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të dhënat nga neni 43 paragrafi 6 i Kodit Zgjedhor, gjegjësisht listën e qytetarëve që kanë paraqitur kërkesë për lëshimin e letërnjoftimi ose pasaporte të re për çfarëdo baze dhe që i kanë marr ato nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti.

“Po ashtu, Ministria e Brendshme duhet të paraqesë një listë të personave që do të mbushin 18-vjeç ditën e zgjedhjeve, domethënë ditën e njëzet e dytë nga ndërprerja e gjendjes së jashtëzakonshme. Rregullorja përcakton që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të dhënat e këtyre personave t’i shënojë në Listën Zgjedhore”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Me këtë dekret, Ministria e Shëndetësisë është e detyruar, sipas protokolleve të përcaktuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive, për nevojat e zgjedhjeve, dhe pasi të marrë të dhëna nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, të sigurojë maska ​​mbrojtëse, doreza dhe pajisje të tjera të nevojshme mbrojtëse për të gjithë anëtarët e organeve zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat