Treni godet një imigrantë në afërsi të Velesit

Maqedonia

Treni godet një imigrantë në afërsi të Velesit

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Sot në orët e mëngjesit treni ka goditur një imigrant nga Pakistani në afërsi të stacionit Zgropolci.

Në orën 04:00 është paraqitur në polici se në hekurudhën në mes Veles-Gradsko, para fshatit Zgropolci, treni ka goditur një imigrant, i cili ka marrë lëndime të rënda trupore.

Ai u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Veles.

Komunikacioni hekurudhor u ndërpre deri në orën 06:35 të mëngjesit për shkak të inspektimit në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat