Pesë raste të reja me coronavirus në Dibër

Maqedonia

Pesë raste të reja me coronavirus në Dibër

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 20:07
Dibër

Në Dibër sipas të dhënave zyrtare konfirmohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të reja me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i infektuar deri më tani është 61 persona, dy prej tyre nga Qendra e Zhupa, të cilët ishin gjithashtu të infektuar. Nga numri i përgjithshëm 47 janë shëruar, katër kanë vdekur, ndërsa 10 raste janë aktive.

Pesëdhjetë ditë pasi u shërua pacienti i fundit, coronavirusi u kthye në Dibër më 5 maj, kur u diagnostikua një grua nga fshati Kosovrasti i Poshtëm, ndërsa dy ditë më vonë u infektua një burrë nga Dibra. Po ashtu më tre raste të reja u konfirmuan më 12 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat