MPB: 324 persona në izolim, 88 në vetizolim

Maqedonia

MPB: 324 persona në izolim, 88 në vetizolim

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e Maqedonisë 324 personave iu është dhënë vendimi për izolim, ndërsa 88 persona kanë nënshkruar deklaratën për vetizolim.

Nga ana e policisë janë bërë kontrolle tek personat në izolim dhe vetizolim, ndërsa është konstatuar se një person nuk ka respektuar masën e vetizolimit.

Gjithashtu është konstatuar se 620 persona nuk kanë respektuar masën e mbajtjes së obligueshme të maskës mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat