Lazim Destani tregon nëse do të jetë kandidat për kryeministër në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Lazim Destani tregon nëse do të jetë kandidat për kryeministër në Maqedoninë e Veriut

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 12:40
Lazim Destani

Miliarderi shqiptar Lazim Destani, ka folur rreth kandidaturës së tij të mundshme për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut.

Destani ka thënë se krahas biznesit ai do të vazhdojë të mbetet i përkushtuar në sferën e filantropisë si dhe tek aktivitetet e mia në strukturat drejtuese të diasporës.

Ai njihet si një nga më të pasurit në trojet shqiptare.

Njoftimi i plotë:

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të gjitha subjekteve garuese jua përcjell urimet e mia për fushatë dinjitoze dhe zgjedhje korrekte e demokratike.

Me këtë rast, meqenëse ditët e fundit në media po përmendet emri im si kandidat për pozitën e Kryeministrit, dua të sqaroj gjithë opinionin se ashtu siç kam deklaruar edhe në të kaluarën, krahas biznesit unë mbetem i përkushtuar në sferën e filantropisë si dhe tek aktivitetet e mia në strukturat drejtuese të diasporës sonë. Angazhimi në jetën politike nuk ka qenë dhe nuk është në planet dhe ambicjet e mia. Kontributi im mbetet në sferën e zhvillimit ekonomik përmes sipërmarrjeve në biznes ashtu siç kam bërë gjatë gjithë karrierës sime.

Uroj nga këto zgjedhje të dalë një qeveri që t’i shërbejë më së miri vendit dhe gjithë qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat