Maqedoni, komisioni qeveritar për më pak se 2 ditë vlerësoi 549 aplikime të shoqatave qytetare

Maqedonia

Maqedoni, komisioni qeveritar për më pak se 2 ditë vlerësoi 549 aplikime të shoqatave qytetare

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë ndau gjithsej 40 grante në vlerë prej rreth 500.000 euro 40 organizatave qytetare dhe fondacione për projekte për coronavirusin.

Që nga fillimi i publikimit të ndarjes së mjeteve, u hap dyshimi për transparencën dhe mënyrën e ndarjes. Ndarja e mjeteve u publikua më 6 qershor (të shtunën), ndërsa afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve ishte më 11 qershor në ora 12 padite. Kjo do të thotë se organizatat qytetare kanë pasur më pak se 5 ditë për ta përpunuar aplikimin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më 11 qershor thirrja tashmë kishte përfunduar, ndërsa Qeveria më 13 qershor në mbledhje miratoi edhe vendimin për ndarjen e granteve për 40 organizata. Në thirrje kanë marrë pjesë 549 aplikime, që do të thotë se komisioni ka vlerësuar 549 aplikime për më pak se 2 ditë.

Qeveria në mbledhjen e mbajtur më 10 qershor mori vendim për emërimin e kreytarit dhe anëtarët e komisionit për caktimin e mjeteve financiare që kanë për qëllim mbështetjen financiare të organziatave dhe fondacioneve për masa për krizën e coronavirusit. Emrat e kryetarit dhe anëtarëve nuk janë publikuar.

Nga ranglista e komisionit mund të shihet se ka pasur shtatë vlerësues prej të cilëve dy kanë qenë nga Këshilli për bashkëpunim dhe zhvillim nga sektori civil, dhe nga një përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Evropiane, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, MPPS dhe një përfaqësues nga OJQ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat