Ruskovska kërkon paraburgim për Janevën dhe Jovanovskin

Maqedonia

Ruskovska kërkon paraburgim për Janevën dhe Jovanovskin

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 11:16
Vaska Nikollovska Masevska

Pasi gjykatësja Vaska Nikollovska Masevska deklaroi se Bojan Jovanovski është dënuar me 9 vjet burg dhe Katica Janeva me 7 vjet burg, prokurorja Vilma Ruskovska kërkoi paraburgim për dy të akuzuarit.

Jovanovski ka qenë në paraburgim me muaj në burgun e Shkupit, ndërsa Janeva është nën arrest shtëpiak, për të cilën Ruskovska kërkoi që masa ti ndryshohet në paraburgim.

Avokatët e të akuzuarve kundërshtuan këtë kërkesë.

Pas konsultimit me Këshillin Gjyqësor, do të bëhet e ditur vendimi se ku do të qëndrojnë Janeva dhe Jovanovski deri në hyrjen në fuqi të aktgjykimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat