​Rasti “Reket”, Bojan Jovanovski dënohet me 9 vjet burg, Katica Janeva me 7

Maqedonia

​Rasti “Reket”, Bojan Jovanovski dënohet me 9 vjet burg, Katica Janeva me 7

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 12:56
Pamje nga seanca

Bojan Jovanovski i akuzuar në rastin “Reket” është shpallur fajtor dhe dënuar me 9 vjet burg, ndërsa ish-shefja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva me 7 vjet.

Bojan Jovanovski, vendimin e gjykatës e cilësoi si vendim tendencioz dhe politik.

“E di sa do të ma zgjasni paraburgimin, sepse për këtë keni urdhër”, u shpreh Boki 13.

Ish-shefja e prokurorisë Speciale, Katica Janeva nuk ishte prezent në seancën e sotme të rastit “Reket”, për të dëgjuar aktgjykimin.

Lëndën gjyqësore kundër Jovanovskit dhe Janevës e udhëhoqi gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, ndërsa përfaqësues i akuzës ishte prokurorja Villma Ruskoska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat