Shkupi me numër të madh të të infektuarve me coronavirus

Maqedonia

Shkupi me numër të madh të të infektuarve me coronavirus

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 17:56
Ilustrim

Prej 182 rasteve të reja të sotshme me coronavirus, sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, 107 janë prej Shkupi, me çka numri i përgjithshëm i rasteve aktive nga coronavirusi në kryeqytet është 1.507.

Numër më të madh të rasteve ka Komuna e Çairit ku janë regjistruar 336 raste.

Pas Çairit vjen Komuna e Aerodromit me 125 raste, Butelli me 118 raste, Gazi Baba 128 raste, Komuna Qendër 121 raste, Saraj 105, Karposhi 103.

Poashtu në Kisella Vodë ka 80 raste, Gjorçe Petrov 62, Studeniçan 71, Shuto Orizare 51, Haraçinë 38, Ilinden 24, Petrovec 12, Çuçer Sandevë 8, Sopishte 12.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar në Maqedoni të Veriut nga fillimi i epidemisë është 4664, numri i pacientëve të shëruar është 1.836, numri i të vdekurve 216 dhe momentalisht ka 2.612 raste atkive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat