Janë regjistruar mbi 40 vatra në Maqedoni, Shkupi me më shumë të infektuar me COVID-19

Maqedonia

Janë regjistruar mbi 40 vatra në Maqedoni, Shkupi me më shumë të infektuar me COVID-19

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 09:20
Ilustrim

Nuk pushon numri i personave të infektuar nga Kovid-19 në shtet. Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 182 raste të reja, ku më së shumti janë në Shkup- 107. Me këtë numri i të infektuarve në kryeqytet arrin 2.243, ndërsa raste aktive janë 1.507. Anketat epidemiologjike tregojnë edhe në 40 vatra të mëdha në territorin e vendit.

Kanë vdekur edhe gjashtë persona, dy pacientë nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe dy nga Tetova.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 4.664, numri i pacientëve të shëruar është 1.836, numri i vdekjeve është 216, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.612.

Nga 24 majit e këndej, gjegjësisht kur filloi relaksimi i masave në mënyrë evidente rritet numri i pacientëve pozitivë do të thotë pasqyrë e sjelljes sonë para të paktën 14 ditëve. Në këtë periudhë janë regjistruar më shumë se 40 vatra të mëdha në territorin e të gjithë shtetit dhe disa vatra, në një periudhë ishim 15, mandej 20, në territorin e qytetit të Shkupit.

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH), Irinka Sotirova Buhova tha se vatrat e mëdha janë “Petulla Ohër”, “Festim Resnjë”, “Dasmë Shkup”, “Iftare” dhe “Varrime” dhe në to kanë marrë pjesë prej 50 deri 150 persona, ndërsa diku edhe 200 persona, për çfarë,siç theksoi, si Inspektorat nuk mund të besojnë se nuk janë vërejtur dhe nuk ka intervenuar MPB-ja.

Lidhur me vatrat familjare, ajo potencoi se sipas anketave epidemiologjike, kemi pasur nga katër deri 20 të infektuar me të njëjtin mbiemër gjegjësisht në një familje.

Ajo bëri thirrje që veprime të tilla të minimizohen ose zvogëlohen në zero, sepse shifrat që do të shohim në 10 ose 15 ditët e ardhshme janë proporcionale me pasojat e një sjelljeje të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat