Ohër, koncesionarët e plazheve kanë hequr pajisjet urbane

Maqedonia

Ohër, koncesionarët e plazheve kanë hequr pajisjet urbane

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 15:00
Ohër

Bregu i liqenit të Ohrit këtë verë do të shndërrohet në një gërmadhë. Pas aksionit të javës së kaluar në vendbanimin turistik “Shën Stefani”, sot pothuajse të gjithë koncesionarët e plazhit në vendbanimin Lagadin kanë hequr të gjitha pajisjet urbane nga shazllonet, tavolinat, karriget.

Gjatë ditës së djeshme, ne morëm një njoftim se duhet të heqim gjithçka deri sot në orën 8 të mëngjesit. A është e mundur teorikisht, një hapësirë prej 4500m2 i rregulluar, të pastrohet brenda 24 orëve, ndërsa ne njoftimin e morëm dje rreth orës 15:00. Nuk ka përgjigje për një gjë kryesore, çfarë do të bëhet me këtë vend – deklaroi Ljupço Neoçkovski, Koncesionar i mëparshëm.

Shumica e plazheve janë dhënë me koncesion në vitin 2007, dhe kontratat e tyre kanë skaduar në vitin 2014 dhe 2017. Makineritë e ndërtimit ishin të pranishme sot në disa plazhe. Megjithatë nuk na u lejua të xhirojmë.

“Disa objekte u rrënuan sot nën sigurinë e rreptë policore, në njërën nga plazhet më atraktive këtu në vendbanimin Gorica 3 në Ohër. Ky është Plazhi Nemo. Prania e mediave nuk u lejua nga inspektorati komunal i ndërtimit”.

Nga komuna thonë se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Kreu i Komunës tha se nuk bëhet fjalë për prishjen e plazheve, por për çlirimin e plazheve nga betoni. Vitet e fundit, disa nga plazhet janë shndërruar në restorante dhe klube të natës. Në gjendje të njëjtë janë edhe plazhet në Strugë, por nuk dihet nëse edhe ato do t’i gjejë fati i njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat