BDI: OBRM-PDUKM dhe LSDM të bashkuara kundër shqiptarëve në majat e pushtetit

Maqedonia

BDI: OBRM-PDUKM dhe LSDM të bashkuara kundër shqiptarëve në majat e pushtetit

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 13:31
BDI

Nëpërmjet një kumtese të Bashkimit Demokratik për Integrim thuhet se “LSDM dhe OBRM-PDUKM mund të kenë shumë dallime, por kur bëhet fjalë për të mos pranuar komunitetin shqiptar në majat e pushtetit, ato janë njësoj”.

Sipas tyre, nëse shqiptarët bashkohen për një kryeministër shqiptar, askush prej tyre nuk mund të na ndalojë.

“‘Ultimatumi i BDI për një kryeministër shqiptar do të na largojë nga koalicioni në vend që të na afrojë’ është ajo që deklaroi sot presidenti i OBRM-PDUKM-së Mickoski, duke kopjuar homologun e tij të LSDM-së Zaev i cili kundërshtoi ashpër idenë e një kryeministri shqiptar vetëm disa ditë më parë duke thënë se ‘Nëse BDI ka një kusht të tillë për një koalicion për qeverinë, atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme'”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ata shtojnë se ky nuk është shembull i vetëm kur këto dy parti tregojnë mendësinë e tyre të njëjtë të pushtetit të rezervuar ekskluzivisht pa partitë maqedonase dhe se Gruevski po synonte 61 deputetë në zgjedhjet e 2016-tës për të hequr ndikimin e shqiptarëve në vendimin politike dhe se këtë, sipas BDI-së, Zaev e bën në mars të vitit 2020.

“Por ashtu si Gruevski dështoi në atë kohë, Zaev dhe Mickovski gjithashtu do të dështojnë edhe këtë herë në eleminimin e ndikimin vendimtar të shqiptarëve në politikën e Maqedonisë së Veriut. Në këto zgjedhje, ne synojmë kryeministrin e parë shqiptar dhe nëse ne shqiptarët bashkohemi pas kësaj kauzë, ne do ta realizojmë atë. Me një votë të fortë dhe të unifikuar shqiptare, partitë maqedonase do të duhet të pranojnë kërkesën tonë për një kryeministër shqiptar pasi asnjë prej tyre nuk do të ketë shumicën në Kuvend pa mbështetjen e shqiptarëve”, shprehen nga BDI.

Në fund ata shtojnë se pas tre dakadave të pushtetit maqedonas, është koha për një epokë të re të politikës, ku, sipas BDI-së, shqiptarët marrin pjesën e tyre të barabartë të pushtetit dhe ku do të kemi kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat