Zaev: Pesë milionë euro për bujqësi përmes Bankës Zhvillimore - Bota Sot
Zaev: Pesë milionë euro për bujqësi përmes Bankës Zhvillimore

Maqedonia

Zaev: Pesë milionë euro për bujqësi përmes Bankës Zhvillimore

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 18:53
Zoran Zaev

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në ‘Facebook’ bëri të se bujqësia po po mbështetet fuqimisht përmes pakos së tretë të masave ekonomike.

Në videon me statusin e tij në ‘Facebook’, ceket se për bujqësinë janë dedikuar 5 milionë euro përmes Bankës zhvillimore, 50 për qind subvencione të naftës së gjelbër për bujqit, 500.000 hektarë qira të kullosave për blegtorët, deri 10.000 euro për start-ap bodrume familjare të verërave, 50 milionë euro për modernizim të bujqësisë.

“Trualli i Maqedonisë ofron pasuri të mëdha, kemi resurse, dituri dhe dëshirë për punë dhe me plan adekuat ato resurse do t’i shfrytëzojmë tërësisht. Detyrë e jona është me strategji dhe mbështetje adekuate bujqësia në Maqedoninë e Veriut të bëhet një nga degët më produktive dhe më të shpagueshme”, shkroi Zaev në FB.

Shton se kriza shëndetësore tregoi se prodhimtaria vendore në të gjitha degët është më e rëndësishmja dhe prandaj duhet, siç thotë, ta përgatisim bujqësinë – t’i shfrytëzojmë të gjitha potencialet për prodhimtari më të madhe dhe vazhdim të investimeve për rifillim të ekonomisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat