Çulev: MPB do të sanksionoj të gjitha format e ryshfeti zgjedhor

Maqedonia

Çulev: MPB do të sanksionoj të gjitha format e ryshfeti zgjedhor

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 13:20
Naqe Çulev

SPB Shkup në bashkëveprim me nëpunësit policorë nga Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale në koordinim me PTHP, e identifikoi personin nga videoja e publikuar me titull “Ryshfet i organizuar i votuesve nga strukturat e MPB dhe deputetët e LSDMsë”. Është konfirmuar se bëhet fjalë për personin SH.E nga Shkupi i punësuar në Sektorin për shërbime administrative në MPB, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev në ‘Facebook’.

“Në rajonin e Komunës së Shuto Orizarit në afërsi të komunës ai ka kryer aktivitet të përshtatshëm me një grup qytetarësh me nacionalitet romë”, njoftoi ministri për veprimin në SPB Shkup bazuar në videon e publikuar, duke
theksuar se MPB merr masat e duhura për të zbuluar dhe sanksionuar të gjitha format e ryshfeti zgjedhor dhe presionin ndaj votuesve.

Siç potencon Çulev në publikim, policia e SPB Shkup ka kryer bisedë me SH.E dhe është bërë kontroll në shtëpinë e tij për shkak zbulimit të dëshmive nga lënda vepër penale e nenit 162 “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit”.

Sektori për Punë të Brendshme nga Shkupi në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike do të vazhdojnë të ndërmarrin masa dhe aktivitete të mëtutjeshme në mënyrë që të dokumentojnë plotësisht pretendimet dhe
provat e ngjarjes kriminale, shton Çulev, dhe pas tyre do të dorëzohet parashtresë përkatëse në PTHP Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat