Mickoski: LSDM është përgjegjëse për pajisjen eksplozive në furrën e Misajllovskit

Maqedonia

Mickoski: LSDM është përgjegjëse për pajisjen eksplozive në furrën e Misajllovskit

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 13:22
Vllado Misajllovski

Kreu i OBRM-PDUKM-së në ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje më incidentin që ndodhi në Shkup kur një mjet shpërthyes shkaktoi dëm material te furra familjare e nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski.

“Nuk bëhet fjalë për zjarr ‘të rastësishëm’ siç i ndodhi Vllado Misajllovskit para disa viteve, po për qëllim të qartë. Përgjegjësia për këtë është te pushteti i LSDM-së. Atje duhet të kërkohen porositësit dhe inspiratorët e gjithë kësaj”, tha Mickoski.

Ai shtoi se kjo shpreh pafuqi dhe frikësim ndërsa për këtë gjendja, ata sulmojnë ndaj lirisë dhe integritetit të njerëzve të parë të opozitës.

“Do t’ua rikujtoj se Igor Durllovski u sulmua verbalisht nga këshilltari i kryeministrit. Kjo kryesi e partisë në pushtet është e vetëdijshme se humb dhe se nuk ka shpëtim”, thotë Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat