Zgjedhjet, OSBE/ODIHR vizitoi KSHZ-në

Maqedonia

Zgjedhjet, OSBE/ODIHR vizitoi KSHZ-në

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 14:38
OSBE-ODHIR

Ekipi vëzhgues i misionit i OSBE/ODIHR, i cili në vend arriti më 19 qershor prej sot është i gatshëm për punë dhe anëtarët tashmë realizuan takim me Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në të cilin u informuan për vijimin e procesit zgjedhor.

OSBE/ODIHR në ftesë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dërgoi misioni special për ndjekjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për më 15 korrik.

Misioni përbëhet nga shtatë ekspertë, të cilët do të akomodohen në Shkup dhe do të monitorojnë të gjithë procesin zgjedhor nga kryeqyteti.

Në kuadër të ekipit janë angazhuar shefi i misionit, zëvendësi i tij, analist politik dhe i zgjedhjeve, si dhe analist të regjistrimit të votuesve, këshilltar ligjor dhe mediatik. Misioni do të zgjasë tre javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat