Një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ahmeti: Ne bëmë Zaevin

Maqedonia

Një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ahmeti: Ne bëmë Zaevin

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 23:44
Ali Ahmeti

Kreu i BDI ka dalë zyrtarisht me idenë e një Kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut, që pritet të zhvillojë zgjedhjet në 15 Korrik. I pyetur në studion e “Opinion” se sa e mundshme është kjo ide, Ahmeti tha:

“Ideja për një kryeministër shqiptar është hedhur para 11 vitesh, në 2009”.

Fevziu: A munden shqiptarët të marrin Kryeministrin e Maqedonisë?

Ahmeti: Po ju sjell shembullin e fundit, ne bëmë Zaevin kryeministër me votat e shqiptarëve.

Fevziu: Por nuk do bëhej kurrë një kryeministër shqiptar me votat e Zaevit.

Ahmeti: Nëse nuk  e bën Zaev e bën dikush tjetër. Me rëndësi është që në Maqedoninë e Veriut të hiqen paragjykimet se shqiptarët nuk mund të drejtojnë dikastere të rëndësishme.

Fevziu: Ju personalisht  besoni që mund të ketë një kryeministër shqiptar?

Ahmeti: Jo që besoj, por do të bëhet.

Fevziu: Si do behet?

Ahmeti: Do bëhet sepse edhe do ndërgjegjësohen partitë maqedone që dalzotës për atë shtet nuk janë vetëm ata , por jemi edhe na.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat