BDI publikon emrin e kandidatit të tyre për kryeministër

Maqedonia

BDI publikon emrin e kandidatit të tyre për kryeministër

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:48
Naser Ziberi- Ali Ahmeti

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka filluar fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga Prespa, aty edhe ku është nënshkruar marrëveshja e Prespës.

Naser Ziberi është kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar në Maqedoni.

Ziberi më herët ka qenë zyrtar shtetëror me partinë politike PPD, në vitet e 90-ta.

Ahmeti, kryetari i BDI-së ka thënë se me këtë propozim shqiptarët nuk janë vetëm qiraxhinj por edhe zot të shtëpisë në Maqedoni.

Ziberi ka thënë se kjo është historike për vendin pasi shqiptarët kanë kthyer besimin në institucione dhe kanë filluar të ëndërrojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat