Ali Ahmeti: Naser Zyberi është kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë Veriore

Maqedonia

Ali Ahmeti: Naser Zyberi është kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë Veriore

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:11

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka treguar emrin e kandidatit kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë Veriore.

Në ditën e parë të fushatës, në Konventën e Prespës, lideri i BDI-së ka konfirmuar se Naser Zyberi do të jetë kandidati për kryeministër, ndërsa tha se beson se kjo do të realizohet.

Ndryshe, nga nesër starton gara për 120 mandate deputetësh. 1578 kandidatë.

Nga 15 parti politike do të garojnë për të fituar mandat për tu bërë deputet. Tashmë janë zgjedhur edhe slloganet me të cilat do të garojnë partitë politike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

BDI vendosi për slloganin “Erdhi koha për Kryeministrin e parë shqiptar”. Nga partia thonë se për këtë fushatë është xhiruar edhe këngë me titullin “Unë besoj”.

LSDM së bashku me partnerët e koalicionit do të prezantohet me slloganin “Mundemi – Edhe më shumë, Edhe më mirë”.

Koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE e kanë zgjedhur slloganin “Më shumë”.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të angazhohen për jetë më të mirë për qytetarët, kështu që së bashku kanë vendosur për slloganin “Tani është koha”.

PDSH vendosi të përfaqësohet me sloganin “Po vjen vera nga dera”.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat