Dimitrov: Me vendimin për nisjen e negociatave me BE, realizuam edhe një qëllim strategjik - Bota Sot
Dimitrov: Me vendimin për nisjen e negociatave me BE, realizuam edhe një qëllim strategjik

Maqedonia

Dimitrov: Me vendimin për nisjen e negociatave me BE, realizuam edhe një qëllim strategjik

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 15:47
Nikolla Dimitrov

“Pas shumë parametrave, me vendim historik të BE-së në mars të këtij viti për nisjen e negociatave për anëtarësim, Maqedonia e Veriut realizoi edhe një qëllim strategjik dhe me përgatitje dhe ambicie e pret hapjen konkrete të negociatave”.

Këtë sot e deklaroi ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov, në fjalimin e tij në video-konferencën në kuadër të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJ).

“PBEJ është e përkushtuar për aspiratat eurointegruese për të gjitha vendet partnere, si një nga iniciativat më të vjetra rajonale, ndërsa deri tani ka dhënë kontribut të madh për sigurimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik në Evropën Juglindore”, tha Dimitrov.

Në këtë video-konferencë, përveç shefave të diplomacive të vendeve anëtare të PBEJ, kanë marrë pjesë edhe eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Oliver Varhelyi dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat