Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 672 shkelje të masave për mbrojtje nga pandemia Covid-19

Maqedonia

Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 672 shkelje të masave për mbrojtje nga pandemia Covid-19

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 10:44
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 672 shkelje të masave për mbrojtje nga pandemia Covid-19.

MPB apelon tek qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet të miratuara nga Qeveria për ballafaqim me Covid-19.

Ndërkohë prej sot janë anuluar të gjitha vendimet për izolim shtëpiak dhe karantinë shtetërore, pas vendimit për hapjen e kufijve dhe heqjen e të gjitha kufizimeve tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat