Shkup, Zelenikova është komuna me numrin më të vogël të rasteve me coronavirus - Bota Sot
Shkup, Zelenikova është komuna me numrin më të vogël të rasteve me coronavirus

Maqedonia

Shkup, Zelenikova është komuna me numrin më të vogël të rasteve me coronavirus

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Nga gjithsej 3.284 raste aktive të infektuar me COVID-19 në vend, 1.862 janë në Shkup. Para rreth dy javë më parë, numri i të diagnostikuarve të rasteve të reja me coronavirus në vend filloi të rritet në mënyrë dramatike, ndërsa me këtë u shpall edhe vala e dytë e pandemisë, në Shkup u regjistrua numri më i lartë i të infektuarve, kryesisht në komunën e Çairit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet aktive në komunat e Shkupit ka në Çair – 421, Aerodrom – 143, Butel – 139, Gazi Babë – 149, Qendër – 125, Karposh – 125, Saraj – 139, Kisella Vodë – 107, Gjorçe Petrov – 88, Studeniçan – 95, Shuto Orizare – 76, Haraçinë – 53, Ilinden – 30, Petrovec – 18, Çuçe Sandev – 17, Sopisht – 12, Zelenikovë-2, të huaj – 3 dhe 51 raste nuk dihet se cilave komunave ju takojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat