BDI: Arbeni nuk do shkarkohej nëse do ta kishte mbiemrin Spasovski

Maqedonia

BDI: Arbeni nuk do shkarkohej nëse do ta kishte mbiemrin Spasovski

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 18:59
BDI

Nëpërmjet një njoftimi të BDI-së thuhet se “Shkarkimi i Arben Ziberit për shkak mbiemrit të tij flet për urrejtjen latente etnike të partive politike maqedonase. Arbeni nuk do shkarkohej nëse do ta kishte mbiemrin Spasovski”.

“Shkarkimi i Drejtorit të Qendrës së Shëndetit Publik është një veprim i turpshëm i hakmarrjes politike dhe urrejtjes latente ndaj shqiptarëve. Arben Ziberi gjithmonë i ka shërbyer vendit dhe qytetarëve të tij me besnikëri dhe përkushtim dhe pa dyshim ka luajtur një rol të madh në menaxhimin e krizës së koronës. Ndërkohë që Ministri i Shëndetësisë vetëm lexonte ato qe Arben Ziberi i bënte, ai nuk pati skrupuj për mos të ndjekur urdhrat e LSDM-së për të shkarkuar punonjësin e tij për arsye të njëanshme.

Sipas tyre, arsyeja e shkarkimit të Ziberit është e qartë pasi ajo ndodhi menjëherë pasi xhaxhai i Arben Ziberit pranoi të ishte kandidat për kryeministër.

“Prekja e familjes së kandidatit të parë shqiptar për kryeministër është një turp dhe një veprim i papranueshëm. Gjithashtu tregon mendësinë e partive maqedonase, që sipas tyre pushteti u takon= vetëm maqedonasve dhe shqiptarët nuk kanë të drejtë ta kërkojnë kryeministrin”, shprehen nga BDI.

ata shtojnë se shkarimi është gjithashtu një veprim i qartë kundër lirisë së fjalës dhe një akt diskriminimi, pasi asnjë deri tani nuk u pushua kurrë nga qeveria për shprehjen e mendimit të tij në Facebook.

“Pa gjykuar aspak mbi përmbajtjen e postimit të Ziberit, të gjithë e dinë se nëse kjo do të ishte arsyeja e vërtetë, gjysma e ministrave të LSDM-së, përfshirë ish-kryeministrin Zaev, do të duhej të ishin pushuar nga puna disa herë. “Një shoqëri” nuk është më shumë se një parullë marketingu për LSDM-në. Pas fasadës, LSDM ende nuk është më mirë se paraardhësit e tyre duke mos i pranuar ende parimet themelore demokratike si liria e fjalës, barazia dhe e drejta e etnive jo-shumicë për të emëruar kandidatin e tyre për kryeministër. Për qytetarët shqiptarë, por edhe për qytetarët e etnive të tjera, si dhe për maqedonasit me mendje të hapur, ky veprim i papranueshëm i LSDM-së është një arsye më shumë se pse ne kemi nevojë për kryeministrin e parë shqiptar që të sjellë ndryshim real dhe barazi
në Maqedoninë e Veriut. Qytetarët do të japin përgjigjen e tyre në fletëvotime”, thuhet në fund të kumtesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat