Mbyllet Lista Zgjedhore, KSHZ: Të drejtë vote 1 814 263 votues - Bota Sot
Mbyllet Lista Zgjedhore, KSHZ: Të drejtë vote 1 814 263 votues

Maqedonia

Mbyllet Lista Zgjedhore, KSHZ: Të drejtë vote 1 814 263 votues

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 13:21
Foto Ilustrim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot ka mbyllur Listën Zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 15 korrik. Të drejtë vote sipas KZH-së do të kenë një milion e 814 e 263 votues.

Në listën zgjedhore janë përfshirë edhe personat që në ditën e zgjedhjeve mbushin 18 vjet. Të drejtën e votës do të mund ta realizojnë të gjithë ata qytetarë të moshës madhore që posedojnë dokumente valide si letërnjoftim ose pasaportë.

Më 13 korrik do të votojnë të gjithë ata persona që janë pozitiv ndaj Kovid-19, përmes personit të autorizuar, derisa më 14 korrik, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve personat e sëmurë dhe të cilët kanë parashtruar kërkesë deri tek KSHZ-ja për të realizuar të drejtën e tyre të votës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat