Prej sot roaming më i lirë për Ballkanin Perëndimor - Bota Sot
Prej sot roaming më i lirë për Ballkanin Perëndimor

Maqedonia

Prej sot roaming më i lirë për Ballkanin Perëndimor

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 14:58
Foto Ilustrim

Vendet e Ballkanit Perëndimor sot shënon një vjetorin e hyrjes në fuqi të marrëveshjes për uljen e çmimeve në roaming.

Qytetarët e Maqedonisë vitin e kaluar kanë shfrytëzuar internet dhe SMS porosi për çmime më të lira për 99 përqind, pse 5.04 denarë për thirrje dalëse, 2.9 denarë për thirrje hyrëse, ndërsa çmimi i internetit ka qenë 1.9 denar.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, informon se prej sot në mënyrë shtesë ulen çmimet e thirrjeve ardhëse, që do të jenë 1.5 denarë.

Sipas marrëveshjes, çmimet e roamingut do të hiqen plotësisht deri në korrik të vitit 2021. Ky është parakushti që Maqedonia e Veriut, së bashku me pesë vendet e tjera të rajonit, po përmbushin me qëllim të zbatimit të “roaming si në shtëpi” edhe me vendet e Bashkimit Evropian.

Në mbledhjen e sotme të ministrave përgjegjës për dixhitalizimin në rajon, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian përfunduan se do të hartohet një hartë e hapave dhe afateve të ardhshme për heqjen e çmimeve të roamingut midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Evropian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat