Shtyhet gjyqi për “Lidhjen Ndërkombëtare”

Maqedonia

Shtyhet gjyqi për “Lidhjen Ndërkombëtare”

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njerëzit e parë të Lidhjes Ndërkombëtar u mblodhën përsëri por këtë herë në sallën e gjyqit. Për shkak të kërkesës së deputetes së akuzuar Frosina Remenski, që nga lënda të largohet prokurorja Villa Ruskoska, gjykimi u shty për në 21 korrik.

Unë kam argumente serioze që do të shkojnë në kontekstin e dëshmisë se asnjë veprim nuk është një akt kriminal që as shpjegohet dhe as tregohet nga vetë përfaqësuesja e prokurorisë, është një argument shtesë, prandaj kërkohet përjashtimi i prokurores publike, sepse dyshojmë për një selektivitet serioz dhe tendenciozitet”-tha Frosina Tashevbski Remenski, deputete.

Kërkesës së Remenskit iu bashkëngjit dhe Boki 13

“Ruskoska përfaqësoi rastin “Reketi” në mënyrë tendencioze dhe selektive, dhe me pëlqimin e saj, Gjykata vendosi lirimin e Kiçeecit. Ai u la i lirë sepse zgjedhjet po afrojnë dhe bashkë me Ruskoskën duhet të manipulojnë zgjedhjet”

Asnjëherë nuk kam lejuar që emocionet e mia të ndikojnë tek unë në asnjë procedurë, por jam udhëhequr nga provat – iu përgjigj Ruskovska

Unë kurrë nuk jam sjellë e njëanshëm kundrejt asnjë lënde dhe kam pasur më shumë se një mijë. Kurrë nuk do t’ia lejoj vetes që emocionet ose diçka tjetër të më drejtojë gjatë prokurimit të ndonjë lënde”-tha Vilma Ruskoska, prokurore.

Përveç Remenskit dhe Boki 13, të akuzuar janë gjithashtu dhe babai i tij, zëvendës presidentja Ercetgoviq dhe asistentja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat