Katër viktima dhe 120 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut - Bota Sot
Katër viktima dhe 120 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Katër viktima dhe 120 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:19
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 954 teste për coronavirus, ndërsa 120 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre 64 janë nga Shkupi, Kumanova-4, Dibra-4, Shtip-2, Prilep-2, Tetovë-14, Struga-5, Manastir-3, Ohër-7, Gostivar-2, Makedonski Brod-1, Shën Nikollë-2, Kërçovë-5, Resnjë-5.

Janë regjistruar edhe katër viktima nga Shkupi, të moshës: 51, 56, 58 dhe 67 vjeçare.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 123 pacientë të shëruar: Shkup-17, Kumanovë-92, Shtip-2, Prilep-1, Tetovë-4, Veles-1, Kërçovë-1, Resnjë-5.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 shkon në 6454, prej të cilëve 2598 janë shëruar, ndërsa 306 kanë vdekur. Për momentin 3550 raste janë aktive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat