Filloi rekonstruimi i rrugës prej te tregu i gjelbërt deri te kryqëzimi me Kolektorin Perëndimore me gjatësi prej 750 m

Maqedonia

Filloi rekonstruimi i rrugës prej te tregu i gjelbërt deri te kryqëzimi me Kolektorin Perëndimore me gjatësi prej 750 m

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:06
Punimet

Sot, Kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko së bashku me drejtorin e NP Ujësjellës dhe Kanalizime Jeton Shaqiri ndoqën nga afër punimet e rekonstruimit të rrugës prej te tregu i gjelbërt gjegjësisht nga mbarimi i shëtitores së re deri te kryqëzimi me Kolektorin Perëndimor.

Ky investim kapital i Komunës së Strugës ka të bëjë me rekonstruimin e tërësishëm të rrugës “ Marshall Tito” rrugë me gjatësi prej 750 m dhe gjërësi sipas profilit ekzistues të rrugës.

Kjo rrugë është e rëndësishme si për banorët e kësaj zone ashtu edhe për shitësit dhe blerësit e tregut të gjelbërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat