Numri i migrantëve, pesë herë më i lartë se vitin e kaluar - Bota Sot
Numri i migrantëve, pesë herë më i lartë se vitin e kaluar

Maqedonia

Numri i migrantëve, pesë herë më i lartë se vitin e kaluar

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:08
Foto Ilustrim

Numri i migrantëve që duan të arrijnë në Evropë përmes Maqedonisë është në rritje.  Një nga arsyet është moti i mirë në këtë pjesë të vitit, por edhe situata e rëndë ekonomike në Afrikën e Veriut dhe Azinë Juglindore. Këta janë migrantë ekonomikë, dhe jo si në fillim të krizës kur kishte migrantë që largoheshin nga luftërat në Siri dhe Afganistan.

“Situata është shumë e tensionuar. Tekstualisht, Afrika e veriut, Libia, Irani, Iraku janë shumë të destabilizuara dhe fiset luftojnë mes vete. Ka shumë kampe refugjatësh në Iran me diku 2.5 milionë refugjatë. Turqia, gjegjësisht politika e Erdoganit lidhur me kontestin që e ka me Evropën rreth mjeteve financiare dhe se në çdo moment mundet t’i lirojë ato”- deklaroi Vladimir Pivovarov, koordinator nacional për menaxhim të integruar kufitarë.

Rritja e valës së refugjatëve po ndodhë në kohën e pandemisë me Kovid – 19.

“Është çështja që absolutisht nuk u intereson atyre, gjegjësisht ata duan me çdo kusht ta realizojnë synimin e tyre. Çfarëdo sëmundje ngjitëse të ketë, ata do të vazhdojnë të funksionojnë gjegjësisht ruta që shkon nëpërmjet Maqedonisë, do të thotë ta kalojnë rutën ballkanike që të arrijnë deri në drejtimin e dëshiruar apo në Evropën Perëndimore”- pohoi Vlladimir Pivovarov

Sipas të dhënave të MPB, numri i emigrantëve është thuajse pesë herë më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Nga 13 maji deri më 12 qershor janë penguar 2643 tentime për kalim ilegal, shumica nga kufiri jugor. Dje qeveria solli vendim që ta vazhdojë gjendjen e krizës në një pjesë të caktuar të territorit të vendit.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat