Ahmeti: Mos të trembet askush nga kryeministri i parë shqiptarë në Maqedoni

Maqedonia

Ahmeti: Mos të trembet askush nga kryeministri i parë shqiptarë në Maqedoni

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:44
Ali Ahmeti

Në promovimin e kandidatit për kryeministër të Republikës së Maqedonisë së Veriut që mbanë numrin 9 dhe që është nominuar nga Bashkimit Demokratik për Integrim, ka marrë pjesë edhe kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti.

Ahmeti në fjalën e tij para të pranishmëve në Kumanovë, ka thënë se është vendosur në lëvizje jo vetëm vendi e rajoni, por edhe qendrat ndërkombëtare, pasi sipas tij e drejta është në anën e tyre.

Ai ka thënë se kërkesa e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për kryeministër shqiptar është e drejt dhe legjitime.

“Në vend që të gëzohen të tjerët, janë hidhëruar dhe zëmëruar. Në vend që ta përshëndesin të tjerët e përqeshin. Ne e dimë se kur shqetësohen të tjerët kanë një hall të madh, por ama të mos shqetësohen aq shumë, pasi me kryeministër shqiptarë rritet lojaliteti i shqiptarëve ndaj shtetit. Me kryeministër shqiptarë forcohet integriteti dhe sovraniteti i shtetit, ne nuk marrim hisen e tjetër kujt pasi të huajin kur nuk e kemi dashur, por për hisen tonë gjak kemi derdhur” është shprehur Ahmeti.

Më tutje, Ahmeti se brengoset edhe nga politikanët e komunitetit maqedonas, por edhe nga udhëheqësit e partive politike shqiptarë të cilët kanë reaguar për idenë e kryeministrit shqiptarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Nga bashkëqytetarët tanë maqedonas me dëshpërojnë pasi menjëherë u trembën shumë nga ideja e kryeministrit shqiptarë, duke thënë se nuk mund të jetë shqiptarë kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjysh, stërgjysh e katragjysh me tapi na kanë lënë këtë vend dhe bashkë me Diellin këtu jemi dhe askush nuk mund të na mohojë një të drejt legjitime që vetë Zoti na e njeh. Si mund të zgjedhej kryetari i Parlamentit një shqiptar dhe pikërisht ata thoshin se nuk mund të bëhet, ministri i Mbrojtjes shqiptarë, i punëve të Brendshme shqiptarë, kryetari i Gjykatës Supreme u bë shqiptarë dhe asgjë nuk i ndodhi këtij vendi, përkundrazi proceset ecin para. Evropa është Evropë e diversiteteve”, është shprehur Ahmeti.

Ai ka thënë se në mandatin e ri qeverisës do të ndodh integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkim Evropian (BE).

“Në këtë mandat që vjen shohë shumë premtime por këtë mandat duhet një gjë duhet të garantojnë pala maqedonase se ky vend do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian (BE) dhe për ta anëtarësuar këtë vend në familjen e madhe evropiane duhet të bëhen reforma të thella në drejtësi të vendoset vetting të mirëfilltë, të luftohet krimi dhe korrupsioni dhe këtë punë mund t’i bëjë një kryeministër shqiptarë”, ka thënë Ahmeti.

Në fund të fjalimit të tij, Ali Ahmeti, ka thënë se tek BDI-ja sheh vlera që janë ndërtuar me vite të tera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat