Zbatimi i Ligjit për Përmbarim në RMV vazhdon nga 24 korriku - Bota Sot
Zbatimi i Ligjit për Përmbarim në RMV vazhdon nga 24 korriku

Maqedonia

Zbatimi i Ligjit për Përmbarim në RMV vazhdon nga 24 korriku

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 18:55
Ilustrim

Zbatimi i plotë i Ligjit për përmbarim vazhdon nga 24.07.2020, 30 ditë pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme, informojnë nga Oda e Përmbaruesve.

“Në përputhje me zbatim të Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për përmbarim gjatë gjendjes së jashtëzakonshme (Gazeta Zyrtare Nr. 86 datë 01.04.2020) është parashikuar që Ligji për përmbarim (Gazeta Zyrtare Nr. 72 / 16,142 / 16,233 / 18 dhe 14/20 ) nuk do të zbatohet nga dita e hyrjes në fuqi e dekretit me fuqi ligjore deri më 30 qershor 2020, ndërsa në përputhje me Dekretin me fuqi ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për përmbarim gjatë gjendjes së jashtëzakonshme (zyrtare gazeta nr. 156, datë 12.06.2020) fjalët e Dekretit të parë “deri më 30 qershor” ndryshohen me fjalët “deri në skadimin e 30 ditëve nga mbarimi i gjendjes së jashtëzakonshme”, thuhet në deklaratën e Odës së Përmbarimit të RMV-së.

Nga Oda theksojnë se sipas Dekretit të fundit me fuqi ligjore për ndryshimin e Dekretit me forcë juridike për zbatimin e Ligjit për përmbarim, vlefshmëria e Dekretit është edhe 30 ditë pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme, e cila përfundoi në 23.06.2020, që do të thotë që nga data 24.07.2020 vazhdon zbatimi i plotë i Ligjit për përmbarim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat